Nga 1 Korriku nis rritja e pagave, ja kush janë punonjësit që përfitojnë…

Ministri i Financave, Ervin Mete deklaroi se ekonomia ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023.

Ecuria e mirë e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës. Punësimi shënoi rritje, ndërsa shkalla e papunësisë në fund të vitit 2023 zbriti në 10.7%, një nga normat më të ulëta historike”, u shpreh ai.

Ministri i Mete sqaroi se buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 eurosh në muaj.

Brenda muajit të ardhshëm pritet që të finalizohen VKM-të që do të detajojnë këto rritje të pagave, që fillojnë nga 1 korriku i vitit 2024”, u shpreh ai.

Në listën e përfituesve janë mjekët, infermierët, mësuesit, policët, ushtarakët, punonjësit e Bashkive dhe pushtetit vendor, nënpunësit civilë etj.