Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të përbërë nga të punësuarit dhe të papunët në vend.
Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Korçës me 69.6%, pasuar ne vendin e dyte nga Elbasani me 69.3 % dhe Berati renditet e treta me 69.1%.
Nisur nga këto të dhëna duket se qarku i Korçës, Elbasanit dhe Beratit janë qarqet me “punëtore” me potencialin më të lartë sa i përket pjesëmarrjes në forcat e punës.
Nga ana tjetër, shkalla më e ulët e pjesëmarrjes në forcat e punës (dembelët) janë më së shumti në qarkun e Lezhës (41%), Dibrës (46.4) dhe Tiranës.