“Kërcënimi i Ramës”, Bashkia e Rrogozhinës nis pastrimin e mbetjeve edhe në qytet

Pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë Bashkia e Rrogozhinës ka nisur pastrimin e mbetjeve në zona të ndryshme të qytetit. 

Pas zonës me pisha në Spille stafi i Bashkisë ishte sot për të pastruar në lagjen sipër stacionit të trenit. 

Mesazhi i Edison Memolla 

📌Ditën e sotme stafi i bashkisë Rrogozhinë zhvilloi aksion për pastrimin e mjedisit përgjatë stacionit të trenit.✔ 

🔴Uroj që kjo punë vullnetare të shërbejë si moment reflektimi për tu treguar të gjithë bashkë më të kujdesshëm ndaj ambientit ku jetojmë. 🙂🏘  #BashkiaRrogozhinë 💚