72% e delegatëve të PD-së së Kavajës, firmosin për Kuvendin më 11 Dhjetor

Nga nën/Kryetarët, Kryetari i Forumit Rinor e deri tek anëtarët e kryesisë e këshillit kombëtarë firmosin mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor.

Nga Ramazan Okshktui, Rudin Hylviu, Justin Mitrushi, Hajrulla Tafa e Fatmira Kuli tek Arnold Kariqi, Hysen Kadiu, Sulejman Peqini, Marjus Kola dhe Herald Dyla janë disa nga emrat që kanë firmosur.

https://www.youtube.com/watch?v=as1agAYeNmM

Dega e PD-së në Kavajë ka bërë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në datën 11 dhjetor.

Mësohet se janë 72 për qind e delegatëve të degës së Kavajës ata të cilët kanë firmosur për Kuvendin e demokratëve në 11 dhjetor.

Emrat janë lexuar nga Jurgen Karriqi, Kryetar Seksioni dhe Anëtar Kryesie i PD-së Kavajë.

Dega e PD-së së Kavajës ka në total 117 delegatë, prej të cilëve në Shqipëri janë 108 delegatë.

Mësohet se 78 delegatë kanë firmosur për Kuvendin e demokratëve në 11 dhjetor, ose thënë ndryshe rreth 72 për qind e delegatëve i janë bashkuar këtij kuvendi.