Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste ka fishkulluar me kritika drejtuesit e PS në Kavajë për humbjen e Bashkisë më 14 Maj.
Rama tha se ata e mbyllën Partinë dhe nuk dinë të bëjnë opozitë.
“Kavaja është një shembull se si mosmbajtja e ritmit të ndryshimit, se si mbyllja e partisë me idenë që fitorja i takon disave dhe nuk i takon të gjithëve, se si mungesa e vetëdijes për nevojën e një vetëreflektimi të vazhdueshëm prodhon faturën e humbjes.
Kavaja është një shembull shumë kuptimplotë për faktin që Partia Socialiste i ka vetë në dorë edhe rezultatin pozitiv, edhe rezultatin negativ, edhe fitoren edhe humbjen.
Ashtu sikundër ne e shikojmë se sa rezultat jep kur ti bën një opozitë qorre, shurdhe dhe ku trurin e le në frigorifer kur del nga shtëpia dhe në vend të trurit përdor krahët, përdor këmbët, përdor kokën sikur të ishte një tenxhere bosh me të cilën i bie murit. Nuk funksionon”, u tha Rama anëtarve të PS që jane edhe të punësuarit e tij në administratë./Kavaja.Net