Shkon në 2 numri i viktimave nga shpërthimi i ndodhur në një magazinë në Lushnjë.
Pas babait, ka ndërruar jetë edhe djali i tij.
Viktima rreth 20 vjeç, ka qenë pranë të atit, në momentin e shpërthimit. Ata kanë qenë të dy në vinç, kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. I riu ka ndërruar jetë në ambulancë.
Nga shpërthimi mbeti viktimë drejtuesi i vinçit që operonte brenda godinës, ndërsa të plagosur mbetën 8 persona të tjerë mes tyre dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, të cilët u transportuan drejt spitalit të Traumës.