“Strukturat paralele duan të marrin PD-në”/ Kola: Po bëhet grusht shteti ndaj Bashës!



Mbështetësi i Lulzim Bashës, Vehap Kola, ka bërë një status në rrjetet sociale, ku thotë se në PD po zhvillohet grusht shteti dhe se “strukturat paralele”, kërkojnë të marrin partinë. 

Kola u referohet dokumenteve të identifikimit (badge), që do të përdorin delegatët e PD, që nëpërmjet firmave të tyre, në mbështetje të statutit, kanë thirrur Kuvendin Kombëtar në datën 11 dhjetor bashkë me Sali Berishën.

Sipas Vehap Kolës, ky është “grusht shteti” në parti, pra grusht shteti ndaj Lulit. 

Lidhur me këto mjete identifikime që do të përdoren në Kuvend, ka reaguar edhe Gazment Bardhi, duke deklaruar se po përdoret logo e PD nga persona të paautorizuar, duke quajtur kështu delegatët e ligjshëm të PD, “persona të paautorizuar”. 

Postimi i plotë i Vehap Kolës: 

Coup d’etat

Struktura paralele që kërkon të marrë PD-në po provon çdo ditë se është duke bërë një ‘grusht shteti’.
Mediat e foltores kanë njoftuar se po prodhohen mandate delegatësh. Po kush po i prodhon? Nuk po i prodhon PD. Po i prodhon “anonimi digjital”.
Në çdo vend, ky do të ishte një operacion i jashtëligjshëm. Në republikën e bananeve të Edi Ramës dhe Erion Velisë, kjo është një veprimtari krejt normale. Sepse armiku i armikut tim, është miku im.
Të gjithë kritikët e Sali Berishës për mënyrën si e ka mbajtur PD-në 30 vite, sot kanë arsye të krenohen me të. Sepse ai po bën sot një grusht shteti, jo tek kryeministria e Partisë së tyre, por tek oborri i PD-së