Shkarkoi Maganin, Egnatia prezanton trainerin e ri!

Klubi i Egnatias ka prezantuar sot trainerin e ri! 

Presidenti Agim Demrozi ka nënshkruar me trainerin Zekeria Ramadani. Ende nuk dihen kushtet e kontratës, por Ramadani do të ketë një detyrë jo të lehtë, të zëvendësojë peqinasin Gugash Magani i larguar 1 javë më parë.

Mirësevjen Zekirija RAMADANI !

Presidenti DEMROZI zyrtarizon sot Trajnerin e ri të skuadrës 

I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani.

💚 KF Egnatia !