U përplas me pemën/ 35-vjeçari shqiptar në Itali ndërron jetë në aksident rrugor, si ndodhi ngjarja

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në orët e para të pasdites së djeshme përgjatë rrugës Aurelia Sud në Castagneto Carducci (Livorno).

Makina u përplas me një pemë, dy personat që ndodheshin në mjet u hodhën nga dritarja e pasagjerëve dhe shoferi nuk mund të bënte asgjë.

I plagosuri tjetër u dërgua në spitalin Cisanello në Piza./BW