Sot protesta e opozitës, nga fjalimi i Berishës, te Bardhi e Noka dhe aleatët. Mungon Meta dhe Kryemadhi (Detajet)

Teksa nuk kanë ngelur shumë orë nga protesta e opozitës, zbardhen detaje nga tubimi që do të nisë pasditen e sotme para Kryeministrisë. Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24 nga Kryeministria, atje ku vijon puna për përfundimit e skenës që do të ngrihet për protestën, tha se fjalim nga distanca do të ketë ish-kryeministri Sali Berisha dhe figura të tjera të opozitës.

Ndër to janë kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi, deputeti Flamur Noka, ndërsa të pranishëm janë dhe aleatët opozitarë.

Sakaq, në proteste do të mungojnë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi, pasi ndodhen jashtë vendit për arsye personale.

 

Ndër të tjera gazetari tha se deri më tani nuk ka asnjë projeksion të shprehur për dhunë, madje duke iu referuar dhe drejtuesve të opozitës, ata kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin në protestë dhe fëmijët e tyre. Por disa të tjerë kanë deklaruar se ky do të jetë fillimi i fundit të regjimit të Ramës.