Do të mbyllen shkollat, fshatra në Kavajë dhe Rrogozhinë janë drejt zhdukjes

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i nxënësve në mbarë vendin ka renë ndjeshëm, me shpopullinin dhe rënien e lindshmërisë si faktorë kryesore. Kjo do të sjellë edhe mbylljen e disa shkollave kryesisht në fshatra të thellë.

Një gjë e tillë do të ndodhë edhe me shkollat në fshatra të Kavajës dhe Rrogozhinës, që po shkojnë drejt mbylljes së shpejtë.

Mbyllja e tyre në një të ardhme të afërt do të sjellë e zhdukjen e fshatrave në dy bashkitë me rënie të madhe të numrit të nxenësve.

Shqipëria po zbrazet frikshëm nga fëmijët. 4 mijë fëmijë më pak janë ulur në bankat e shkollës nga klasa e parë në 12 njësi vendore, vetëm në tre qarqe, Tiranë, Durrës dhe Dibër.

Të dhënat zyrtare vijnë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar në Durrës e cila ka në juridiksion 12 njësi vendore.

Në 55 institucionet arsimore publike dhe 17 private nën juridiksionin e Zyrës Vendore Arsimore Durrës nisën mësimin në vitin arsimor 2023-2024, 28991 nxënës në klasën 1 deri 12 ose 3% më pak se ne vitin paraardhës.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës Hazbi Lika në një intervistë në News24 deklaroi se trendi është vetëm në rënie i regjistrimit të nxënësve nga viti në vit, duke renditur shkaqe kryesore lindshmërinë e ulët dhe shpopullimin.

Tirana mban rekord 973 nxënës kanë braktisur shkollat publike dhe janë regjistruar në shkollat private, e ndjekur nga Durrësi me 265 nxënës.

Në Durrës nuk ka shkolla që rrezikojnë të mbyllen, por në bashkitë e tjera e kryesisht në zonat rurale nga Rrogozhina, Kavaja, Tirana deri në Dibër janë disa shkolla te fshatrave të thella, pohoi Lika.

Shkollat në zonat malore dhe rurale rrezikojnë të mbyllen ne mase te madhe nëse vijon ky ritëm shpopullimi i largimit te familjeve nga Shqipëria.