Plagosi me thikë 55-vjeçarin, arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar në Kavajë (emri)

Ka përfunduar në prangat e policisë autori i plagosjes së një 55-vjeçari në Kavajë.

Në pranga ka përfunduar Armando Shtini 22 vjeç, cili gjatë ditës së sotme plagosi me thikë shtetasin, Ilir Kazazi 55 vjeç.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 në Kavajë.

I plagosuri përfundoi në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.