Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford komentoi mungesën e e një takimi të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken me përfaqësues të opozitës në Shqipëri.
Në një intervistë për Panorama TV përballë gazetarit Kelment Baçi, ai tha se opozita është gjithmonë e mirëpritur në Washtingon dhe se Blinken nuk kishte mundësi për ta takuar.
Mark Crawford: Normalisht DASH bën pak gjera por mirë, është një kohë e shkurtër e vizitës. Nuk është që DASH nuk është e interesuar për opozitën apo qeveria është e përsosur, por ka disa probleme, por prapë se prap opozita është e mirëpritur ne Uashington.
Nëse nuk kishte mundësi për tu takuar por prioritet ishte stabiliteti dhe afganistanët që janë këtu, pasi në senatin amerikan janë prioritet. Çdokush që vjen këtu vjen me konfirmimin dhe mbështetjen e senatit. Senati ka bërë disa pyetje për ata që kanë ardhur këtu, si marrëdhënia me Serbinë, reformat në drejtësi etj. Ai do ndiqte një linjë në bazë të interesave të senatorëve.