E vërteta e Margaritës, Berisha: Ja si qëndron e vërteta e fotos me Enver Hoxhën!


Pak ditë më parë u publikua një foto e Sali Berishës në kohën e komunizmit, ku i pranishëm ishte edhe diktatori Enver Hoxha. Ish-kryeministri në një reagim të parë këmbëngul se kurrë nuk e ka takuar personalisht, ndërsa për foton thotë se kanë qenë në ditëlindjes në Liljana Hoxhës.

Berisha shprehet se Enver Hoxha ka shkuar tek dreka dhe thjesht i ka dhënë dorën të gjithë të pranishmëve. Ai pranon se ka pasur miqësi me Liljana Hoxhën, të renë e Enver Hoxhës dhe me njërin nga djemtë e diktatorit.

Është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo. Nëse shikon një intervistë timen, ai që po drejton sot emisionin më pyet: E ke takuar personalisht Enver Hoxhën? Jo i them, personalisht nuk e kam takuar asnjëherë, sepse nuk e kam takuar kurrë.  Por, i them, ka kaluar dhe ja bëj me dorë, ekzakt ajo që tregon fotografia. Kemi qenë në një ditëlindje të Liljana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës ‘Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë bashkëpunëtor dhe anëtar bordi i kësaj reviste. Atje ka ardhur dhe ka kaluar, mund të jetë ulur dy minuta, ka dhënë dorën dhe ka ikur. Nëse një takim kolektiv quhet personel…merreni, por unë nuk e kam mohuar, e kam thënë edhe herë të tjera. Unë kam pasur miqësi me të rëne e tij dhe me djalin e tij. Kjo është fotografia”, shprehet Berisha për “Opinion”.

Ndërsa në lidhje me akuzat se ka internuar kolegen e tij  Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj, Berisha shprehet se kjo nuk është aspak e vëretë, por trillim.

Ish-kryeministri kujton një takim të vitit 2010 me mjeken Margarita Kostaqi, i cili i ka thënë konkretisht: “Sali të lutëm më nxirr në ndonjë media t’ja u marr fytyrën këtyre që shpifin ndaj meje dhe tu tregoj se kush ka qenë Sali Berisha”.

“Sa i takon shoqes time. Ironi e fatit aty ishte një dëshmitar, ai quhet Blendi Fevizu. Rama më thoshte ne parlament se ke persekutuar një mjeke.

Një ditë, në vitin 2010 me Blendi Fevizun duke pirë kafe shoqja ime vjen dhe më përqafon dhe më thotë: Sali të lutëm më nxirr në ndonjë media tja u marr fytyrën këtyre që shpifin ndaj meje dhe tu tregoj se kush ka qenë Sali Berisha.

Margarita Kostaqi ka qenë një mjeke e nderuar dhe kam punuar me te në një klinike për shumë vite. Ajo ishte bashkëshortja e mjekut personal të Mehmet Shehut. Kur  kryeministri  vrau veten, në të gjitha rastet kur ndodhnin këto, personelin e dëbonin, e internonin ose e burgosnin. Psh, oficerin Ali Cenon e burgosën. Milton dhe të shoqen i dëbuan apo i transferuan. Në atë kohë unë nuk kisha kompetencë. Unë sekretar partie kam qenë në 1979 dhe janë dokumentet. Kjo është historia, e gjitha është trillim”, sqaron ish-kryeministri.