VIDEO/ Sara “shokon” Bardhin: Kam humbur një fëmijë tani afër…

Sara dhe Bardhi janë dy banorë në BB VIP3 që simpatizojnë njëri-tjetrin, kanë shkëmbyer puthje dhe gjithashtu një lidhje që ka shfaqur në jo pak raste edhe probleme.

Së fundmi, Sara i ka rrëfyer Bardhit se ka humbur një fëmijë tani afër. Duket se rrëfimi i Sarës ka shokuar Bardhin, ndërsa ajo i tregon se ky është një sekret që se di asnjë prej banorëve brenda.

Madje, Sara shprehet se për shtatzëninë e saj nuk e di askush tjetër përveç mamasë së saj dhe partnerit.

Pjesë nga diskutimi:

Sara: Bardh, tani afër kam humbur një fëmijë

Bardhi: Ideja është që të jetë sekret që se di kërkush brenda

Sara: Se di askush brenda, as jashtë. Përveç atij, mamit

Bardhi: Ai (Endriku) të pa kur e the, dhe ti e pe

Sara: Jo, unë e pashë dhe për një sekret tjetër kur e kuptova se e ka ai

Sara: Kur kam humbur fëmijën atëherë ka qenë pika që u bëra kjo Sara pa takt

Bardhi: A lejohet me fol?

Sara: Po, lejohet