“Jam kërcënuar”/ Sali Berisha flet për shpalljen “non grata”: Qëndrimi im është i prerë, përballja do të jetë në gjykatë


Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se përballja me vendimin e shpalljes ‘non grata’ nga Amerika është vetëm në gjykatë.

Ai deklaron se është kërcënuar se do ti dërgojnë të gjitha në Thesarin amerikan, por shprehet se përgjigja e tij ka qenë “bëni çfarë të doni”. Teksa e konsideron Bashën një kukull, Berisha këshillon të dërguarin e SHBA, Escobar se shqiptarët nuk i pranojnë kukullat.

Ish-lideri demokrat tha se nuk do të tërhiqet nga nisma e tij për të ndryshuar statutin e partisë dhe për larguar Bashën nga drejtimi i PD

“Së pari më duhet të them se pas tubimit 11 dhjetorit 1990 foltorja dhe Kuvendi produkt i saj është tubimi më i lirë në historinë e këtij vendi, por mundet edhe në historinë politike të Evropës.

Pasi është i parë i këtij lloji që pavarësisht nga cdo presion thirret nga shumica e delegatëve për faktin e vetëm se ndihen njerëz të lirë dhe duhet të mbështesin kauzën e lirisë.

Sali Berisha ka bërë të qartë qëndrimin e tij. Së pari shpallja non grata ka qenë rezultat i padiskutueshëm i lobimit korruptiv të Ramës dhe Sorosit.  Kjo është deklarata e DASh që thotë se burimet e informacionit kanë qenë OJQ.

Unë kam bërë vetëm një veprim, i jam drejtuar gjykatës në Paris për shpifje. Nuk kam bërë asnjë veprim tjetër, asnjë lobim. Kam informuar me aq sa kam pasur mundësi instancat politike të botës së lirë dhe kam deklaruar se nuk pranoj asnjë lloj lobimi. Jam kërcënuar se do ti dërgojnë të gjitha në thesar dhe përgjigjja ime ka qenë e prerë. Bëni çfarë të doni, gjithçka është e bazuar në shpifje dhe trillime dhe unë do merrem me gjykatën.

Përballja ime me deklarimin non grata është përballje në gjykatë. Është një vendim politik i ndërmarrë nën lobimin korruptiv të Sorosit. Do merren vesh gjerat dhe do shihet çfarë turpi qëndron në ato dosje.

Në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk tërhiqem. Sali Berisha është në një mision të ri. Është e vërtetë që PD duhet të kishte një udhëheqës tjetër, por dallimi im me Bashën është i madh. Basha humbi 4 herë zgjedhjet dhe nuk dha dorëheqjen. Unë humba dhe dhashë dorëheqjen.

Nëse një njeri pranon se ka qenë kukull 8 vite, ai të paktën 8 herë duhet të largohet. Unë njerëzisht do ti sugjeroja zotit Escobar, kukullat ne nuk i pranojnë shqiptarët. Nga kjo mbështetje përfiton vetëm qeveria”, u shpreh Berisha në emisionin “Opinion”.