Qyteti i Laçit është tronditur këtë mëngjes nga një atentat të bërë në zonën e Sanxhakut ku është ekzekutuar një biznesmen 55-vjeçar.
I vdekur ka mbetur biznesmeni 55-vjeçar, Rakip (Pilot) Rroli. Nga informacionet e para mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, ku është qëlluar me armë.
Shërbimet e policisë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Po ashtu, janë ngritur edhe pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Drejt Laçit, janë nisur dy grupe të FNSH si dhe një grup me specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.