Teksa vdekja e 4 turistëve rusë është mbuluar me mister, ditën e sotme Ushtria do të bëjë një eksperiment në SPA-në e hotelit ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës, ku ata u gjetën të vdekur.
Ushtria shkon në vendin e ngjarjes.
Ditën e sotme Prokuroria e Kavajës do të bëjë një eksperiment për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes së turistëve.
Kujtojmë se Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përcaktuar shkakun paraprak të vdekjes së tyre, pasi në gjak iu gjet prani e monoksidit të karbonit.
Viktimat, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin.