Banorët i vunë flakën kodrës në Kavajë, zjarri del jashtë kontrollit

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në lagjen nr 4 në Kavajë, në afërsi të vendit të quajtur Kodra Ali Beut.

Disa persona kanë tentuar që t’i vënë flakën disa shkurreve, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit i favorizuar nga era e fortë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen për të vënë situatën në kontroll, por terreni është malor duke u vështirësuar punën.