E rëndë në Itali/ 18 vjeçari shqiptar vdes në aksident!

Lorenzo Pjetrushi, banues në Ormelle, Treviso, luftoi mes jetës dhe vdekjes për nëntë ditë, i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Ca’ Foncello në Treviso. Në orët e para të pasdites së 29 janarit, të riut shqiptar i është ndalur zemra, duke lënë në dhimbje familjen, të afërmit dhe miqtë.

18-vjeçari shqiptar mbrëmjen e 20 janarit u aksidentuar në sheshin e ambienteve sportive Cimadolmo. I riu ndodhej me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij dhe ajo që supozohej të ishte një lojë, gati një shaka, u kthye në tragjedi. Lorenzo Pjetrushi kishte hipur mbi kofanon e makinës që drejtohej nga kushëriri i tij për të “bërë surf”, ashtu siç bëjnë shumë djem të tjerë që videot i publikojnë në “Tik Tok”.

Mirëpo, kushëriri, duke drejtuar mjetin, ka kryer një manovër të rrezikshme që ndoshta ka qenë paksa e papritur dhe 18-vjeçari ka rënë në mënyrë në tokë, duke u plagosur dhe duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë.

Miqtë dhe familja e djalit lajmëruan menjëherë ambulancën dhe i riu u shtrua me urgjencë në spital në Ca’ Foncello në Treviso. Megjithatë, pas nëntë ditë agonie të kaluar në reanimacionin e spitalit, 18-vjeçari ka ndërruar jetë.

Prokuroria e Trevisost nuk përjashton mundësinë që çështja mund të ketë implikime kriminale. Policia ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme.