Kuvendi i hoqi imunitetin pas kërkesës së SPAK, ish-kryeministri Berisha mbledh sot Kryesinë

Pasi iu hoq imuniteti nga Kuvendi, ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e Rithemelimit.

Mësohet se Berisha do të zhvillojë mbledhjen me Kryesinë në orën 18:30.

Ditën e sotme Kuvendi miratoi në seancën parlamentare heqjen e imunitetit për Berishën pas kërkesës së SPAK në lidhje me hetimin ndaj ish-kreut të qeverisë.