Tensione e kaos në selinë e PD. Një grua ka ngritur zërin dhe akuzoi për presione. Ndërkohë që nga pala tjetër e kanë pyetur nëse ka ardhur për të provokuar.
“Unë nuk i kam asnjë faj askujt, më thanë do të tërheqim zvarrë, le të vinë këtu, nuk i kam frikë”, tha gruaja. Ndërkohë që nga pala tjetër janë tërhequr ndërsa ka pasur ovacione “Basha” nga gruaja dhe nga të tjerët “Berisha”.
Në katin e dytë të PD, ka mbështetës të Berishës që kanë ardhur me të dhe kanë mbushur hollin, teksa po zhvillohen dy mbledhje paralele. “Kanë ardhur dhe mbështetës të zotit Basha. Ka pasur disa përplasje verbale mes mbështetësve të PD-së pasi janë ngacmuar me njeri-tjetrin për preferencat e tyre. Kjo përplasje duket se është qetësuar.
Prania e mbështetësve ka qenë e papritur, pasi mbledhja e komisionit të rithemelimit të PD nuk ishte lajmëruar.
Në momentin që Berisha hyri në PD, Basha ishte duke zhvilluar një mbledhje me disa anëtarë të FRPD dhe sekretarin e përgjithshëm të PD dhe më pas nuk ka pasur lëvizje dhe mbledhja vijon.
Nga ana tjetër Berisha vijon mbledhjen në sallën përballë me anëtarët e komisionit të rithemelimit të PD. Rithemelimi i PD-së ka qenë një nga pikat që Berisha ka përmendur gjatë gjithë Foltores së tij”.