‘Askush nuk është mbi ligjin’! Ambasadorja Kim reagon për arrestimin e Lefter Kokës: Nuk mund të fshiheni!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Me tone të ashpra, ambasadorja Kim kujton edhe njëherë se askush nuk është mbi ligjin, ndërsa thekson në postimin e saj se “Mund të vraponi, por nuk mund t’i fshiheni më ligjit”.

“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkruan ambasadorja Kim.