Ish-presidenti i Republikës, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme.
Bëhet me dije se ka disa çështje të hapura për Metën në SPAK, siç është ajo për CEZ-DIA, lobimi me SHBA dhe një kallëzim që ka të bëjë me shpenzimet në një klinikë në Vjenë nga Monika Kryemadhi.Këto çështje janë bashkuar në një të vetme. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Meta shkon në SPAK.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pak para se të hynte në ambientet e SPAK. Ai tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA, duke e cilësuar si telenovelë. Sipas Metës, çështja u rihap dëshmisë së një kallëzuesi të rremë.