Drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj thotë se ofron mbështetje të plotë për Prokurorinë e Posaçme. Nga Berati ku mori pjesë në takime me banorë, Lapaj u tha banorëve se fëmijët e tyre ngelën në emigrim pavarësisht pasurive që ka kjo zonë.
“E keni vënë re se si në ekranet e televizioneve këto ditë janë shqetësuar se pse SPAK, po fillon më në fund pas 32 viteve të lëvizë e të mundet të kërkojë llogari? E keni vënë re se janë shqetësuar të gjithë, a thua jetojnë në Norvegji dhe këtu politika nuk ka bërë mëkat. Mbështetje pa kufi për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.
Kuçova ka naftë. Më thoni çfarë përfitoni ju nga nafta e Kuçovës? Fitoni ndotje, fitoni pasurinë e atyre që pasurohen e bëjnë pushime jashtë shtetit. Po fëmijët tuaj ngelin në emigrim, vazhdojnë ikin me gomone, fëmijët tuaj nuk zgjohen në shtëpitë tuaja, dhe kjo duhet të ndryshojë se pasuritë e këtij vendi nuk duhet të shkojnë për një pakicë njerëzish.
Këtu ka fermerë, më thoni ju çfarë fitojnë fermerët sot? Ku shkojnë paratë e rimbursimeve? Në 5 duar? Tek ata që i bëjnë votat përmes dhunës, përmes blerjes së votave, ata të cilët janë shkaku pse fëmijët tuaj ikin në emigrim, e kjo duhet të ndryshojë. Jemi sot këtu për të kërkuar një bashkim të madh kombëtar, për të kërkuar hapjen e garës, e të na udhëheqin më të mirët. Po pse e kemi marrë këtë rrugë? Ju e dini mirë sa e vështirë është sot të flasësh të vërtetën tënde, e jo më të përballesh me këta. E kemi marrë këtë rrugë se ne kërkojmë depolitizimin e administratës zgjedhore. Guxojnë edhe të na kërcënojnë me vendet e punës apo kemi për invaliditet, dhe vetëm për këtë ky sistem meriton të shembet e te marrë fund”, tha ai./BW