Armando Broja humb edhe ndeshjen e Kupës, ende në dyshim edhe për Kombëtaren për sfidat e nëntorit

Armando Broja vazhdon rehabilitimin nga gjuri i irrituar që prej grumbullimit me Kombëtaren, teksa humb edhe ndeshjen e Kupës ndaj Blacburn. Trajneri Mauricio Poçetino e la pushim sërish sulmuesin e Kombëtares shqiptare, duke mos rrezikuar dhe për t’i dhënë kohë të rikuperohet plotësisht.

Ndonëse Broja vijon rikuperimin dhe po stërvitet gradualisht, është sërish në dyshim për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare, më 17 nëntor kundër Moldavisë dhe më 20 ndaj Ishujve Faroe.

Gjithsesi, situata e Brojës po ndiqet me kujdes, si nga stafi mjekësor i Chelsea-s, ashtu edhe nga stafi i Kombëtares. E rëndësishme për Sylvinhon në këto momente është që Broja të rikuperohet plotësisht, në mënyrë që ta ketë në Euro2024.