Aksident i trefishtë në Kavajë, përplasen tre makina, informacionet e para

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ndërkaq mësohet se si pasojë e përplasjes nuk ka pasur persona të plagosur.