Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur hije dyshimi mbi Lulzim Bashën, teksa ka folur për dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lobimin e tij kundër opozitës.
Berisha tha se Basha është i vetmi njeri që nuk e ka shqiptuar kurrë emrin e Charles McGonigal në dy vite që është lakuar emri i këtij të fundit.
Ai deklaroi në një intervistë me Adi Krastën se kjo është një nga misteret e pazgjidhura të dosjes së ish-zyrtarit të FBI-së.
“Ai ka hetuar Nik Muzin dhe e vërteta është edhe pasi është arrestuar McGonigal raporti i shërbimeve inteligjenti thotë se PD u financua me para ruse. A ka gjë më mister se gjatë dy viteve emri i McGonigal është lakuar me mijëra herë dhe po ka një njeri që nuk e ka shqiptuar kurrë atë është Lulzim brava, gjej një herë të vetme që ai e ka shqiptar.
Ka shumë mistere por misteri është se Lulzim pengu nuk e ka shqiptuar kurrë, a është marrë ai me Berishën unë nuk kam të dhënë direkte por kam të dhëna reale se Duçka dhe Neza kanë deklaruar se ata janë autorë të këtij dokumenti”, theksoi Berisha.