Protesta në Bulevard kundër Vuçiç, digjet flamuri i Serbisë

Ndonëse deri tani nuk janë shënuar incidente, protestuesit kanë djegur flamurin e Serbisë, njërin prej atyre të vendosur përgjatë Bulevardit.

Një prej protestuesve i ka vënë flakën nga poshtë flamurit të varur në bulevard.

Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër nismës “Open Balkan” dhe kundër vizitës së presidentit serb në Shqipëri Aleksandar Vuçiç.