Ministria e Brendshme ka publikuar pamje nga arrestimet që ka kryer orët e para të ditës së sotme në kuadër të megaoperacionit antidrogë në të gjithë vendin, duke rezultuar në mbi 200 arrestime.
Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet, ndërsa arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.
Për këtë operacion janë angazhuar forcat RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie, e po ashtu ka pasur mbështetje edhe nga ajri me helikopterë.
Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.