Nis viti i ri shkollor, Kryetari i Bashkisë Fisnik Qosja: Rrugëtim të mbarë në rrugën e Dijes!

Nis viti i ri shkollor, Kryetari i Bashkisë Fisnik Qosja: Rrugëtim të mbarë në rrugën e Dijes!

Suksese dhe gëzuar këtë fillim të ri! 🎒📚🌟

Një urim të përzemërt për fëmijët, nxënësit, mësuesit e prindërit ! 😊☀️

Rrugëtim të mbarë në udhën e gjatë itë dijes për të vegjlit që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës! 🫶
Ju jeni të mrekullueshëm, dhe ne jemi të sigurt se do të arrini shumë gjëra të mëdha! Ne jemi krenar për ju!Ruajini bukurinë dhe emocionet e kësaj dite përjetë! 😊

Suksese minimaturantëve dhe maturantëve në këtë takim të fundit vjetor me shoqet, shokët e mësuesit! Një vit të mbushur me kënaqësi, mësim dhe sukses. Shijojeni pafund 🫶!

Suksese mësuesve, nëpunësve në sektorin arsimor dhe patjetër komutitetit të prindërve!
Shkolla, arsimi është një hap drejt një të ardhme të ndritur ndaj në kushtet e largimit nga vendi të shumë familjeve, përgjegjësia është gjithmonë e më e madhe dhe e përbashkët! Ëndrra dhe dëshira për një Shqipëri më të mirë, më të qetë e më të begatë nis pikërisht nga këtu! Bashkia Kavajë do të garantojë një standard të lart përkujdesjeje ndaj punëve publike dhe shërbimeve! Një krah dhe një mbështetje e forte për mësuesit dhe të gjithë komunitetin e prindërve gjithashtu!
Ky është një premtim!
Le të kemi vullnetin për ta ushtruar këtë përgjegjësi të lart bashkarisht!

Na priftë e mbara të gjithëve! 🤝