Lajmi i Fundit/ Vritet me armë zjarri në rrugë një 35-vjeçarë

 Vritet me armë zjarri një 35-vjeçar në Peqin. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:39, në fshatin Gjoçaj Peqin, ku në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.