Ndryshimet në Qeveri/ Ikin Xhaçka, Kushi dhe Krifca, vijnë Ervin Mete, Arbjan Mazniku dhe Anila Denaj

Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Takimi nisi në orën 16:30 në kompleksin “Xibraku” në Tiranë. Siç edhe u paralajmërua, u zbuluan edhe ndryshimet në qeveri nga kryeministri Rama, në përfundim të fjalës së tij.

Në kabinetin qeveritar tashmë duket se ka disa emra të rinj.  Kryeministri Rama ka përzgjedhur Igli Hasanin për të drejtuar punët e Jashtme nisur edhe nga profili i tij si diplomat.

Gjithashtu Rama propozon Anila Denaj si Ministre të Bujqësisë. Siç edhe u pa kemi një ndryshim të portofolit të Ogerta Manastirliut, pasi do t’i besohet Ministria e Arsimit dhe Sportit. Nga qeveria janë larguar kështu Frida Krifca dhe Olta Xhaçka.

Rama zbulon propozimet për ndryshimet në qeveri

-Ministër i Financave dhe Ekonomisë- Ervin Mete

-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme- Igli Hasani

-Ministre e Arsimit dhe Sportit- Ogerta Manastirliu

-Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural-Anila Denaj

-Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies  Sociale- Albana Kociu

Qeveria e re;

Ministër i Financave
Ikën Delina Ibrahimaj

Vjen Ervin Mete

Ministri i Jashtëm

Ikën Olta Xhaçka
Vjen

Igli Hasani

Ministria e Bujqësisë

Ikën Frida Krifca
Vjen
Anila Denaj

Ministri i Arsimit dhe Sportit

Ikën Evis Kushi

Vjen

Ogerta Manastirliu

Ministre e Shëndetësisë
Iken Ogerta Manastirliu

Vjen

Albana Koçiu

Ministrja për Sipërmarrjen
Ikën Edona Bilali

Vjen

Delina Ibrahimaj

Ministri për Pushtetin vendor 

Arbian Mazniku