Gol me ‘sms’ për Çekinë dhe Poloninë, Cikalleshi në ‘top formë’ para grumbullimit të Kombëtares

Kavajasi Sokol Cikalleshi vijon të jetë protagonist absolut në Turqi teksa ka arritur të shënojë një tjetër gol me Konyaspor.

Bomberi shqiptar e nisi titullar, si zakonisht, në sfidën përballë Istanbul Basaksehir në transfertën e vështirë megjithatë ia doli të zhbllokonte rezultatin me një gol mjaft të bukur.

Një gol që konfirmon formën e tij fantastike dhe një mesazh për Çekinë e Poloninë, me të cilët do të përballet javën e ardhshme. Kavajasi ka marrë ftesën nga trajneri Sylvinho dhe pritet të jetë pika kryesore në sulm përballë dy rivalëve kryesor për kualifikimin në Euro 2024.