Isa Halili: Shtatori i fundit i agonisë së opozitarizmit aktual!

Një sezon i ri parlamentar dhe politik pritet të startoj në këtë Shqipërinë tonë të bekuar që sot më shumë se kurrë ndodhet në agoni të plotë. Me shpresën e venitur dhe largimin masiv të bashkëkombasve të mi duket se regjimi i Edi Ramës përforcon pozitat dhe natyrshëm dobëson sektin opozitar.

Kjo e fundit pamvarsisht sesi pelotron në orbitën politike, roli i saj duhet dhe meriton të përcaktoj fatin e vendit edhe pse është minoracë në numra.

Opozita në politikë, është partia që, duke i shkurtuar këmbët pozitës, pengon qeverinë të vrapojë drejt shkatërrimit të vendit.

Kësisojë, a është sot opozita pararojë dhe gardiane e interesave të popullit tim?!

Unë mendoj se në shoqerinë politike shqiptare opozita asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e saj mjaftueshëm me qëllim për të qenë në gjendje të jetë alternativë bindëse. Kurrë nuk kam parë që forca ime politike ku aderoj ti thotë shqiptarëve, se si do t’i kenë pagat më të mira, taksa më të ulta, mjedis më të pastër, perspektivë evropiane etj.

Dikur Lulzim Basha braktiste kauzat sot në pafyyrësinë më të pashembullt organizon Kuvend Kombëtar me gjimnazistë, ndërkohë Sali Berisha me të gjithë respektin për të i rrethuar nga njerëz të shtrydhur politikisht, më shumë energji harxhon për të fituar partinë sesa për të rrezuar të keqen më të madhe, rilindjen e korruptuar.

Është e dhimbshme që mendimi ndryshe konceptohet si armiqësi mbrenda forcës politike që lindi nga shpirti i njerëzve që nuk donin sundimin. Në optikën time mendimi ndryshe është bazamenti i demokracisë, ndërkohë që urrejtja s’duhet të bëhet pjesë e opozitarizmit.

Kjo situatë vjen sepse realisht opzitarizmi i vërtetë mungon, duke u kamufluar me të shara, me akuza nga më të rëndat që në fund të ditës qytetarit të thjeshtë nuk i interson aspak.

Mjafton të shikon një seancë parlamentare dhe dëgjon fjalet, orgji, bastard, sharje dhe kacafytje fizike. Në këto kushte populli në kuvend përfaqësohet nga njerëz jo të ndërshem nga pozita por edhe nga opozita.

Shqiptarët e dinë fare mirë që Rama i ka tradhëtuar dhe punon çdo ditë për ti larguar nga atëdheu i tyre por edhe opozita nuk ka prodhuar dëshmimi se janë më të mirë se ata që po na udhëheqin. Nëse për qeverinë mungesa e opozitës reale është lehtësuese, për qytetarët është fatkqësi.

Shqipëria ka sot opozitarizmin më të dobët politik, shoqëror dhe intelektual. Jemi katandisuar në këtë derexe nga mungesa e vlerave dhe burimeve njerzore.

A nuk është turp që në Gjirokastër vijon të përfaqësoj ende demokratët Tritan Shehu. Nuk ka në këtë qytet të nderuar djem dhe vajza që më së paku meritojnë besim. Ka, por nuk ka garë.

Po pse, Flamur Noka meriton të jetë numri 2 i partisë që lindi nga guximi për të qenë të lirë. Partia më e madhe opozitare fatmirsisht sot ka në gjirin e saj figura të nderuara.

Për tu bërë më së paku alternativë serioze qeverisëse duhet të udhehiqemi nga njerëz me kredite si Agron Shehaj, Tomorr Alizoti, Luciano Boçi, Lefter Geshtenja, Jorida Tabaku, Luan Baçi, në të kundër rezultati i zgjedhjeve parlamentare i 2025 do jetë më katastrofal sesa ai i pak muajve më parë.

Analiza e detajuar dhe një refliktim i thellë mundet të fus në binarë këtë opozitë. Njerzit e ndershëm nuk ju kanë aspak kusure, duam të jetojmë aty ku u lindëm dhe u rritëm, kaq e thjeshtë është.

Ose gjeni një rrugë, ose hapni një rrugë, ose dilni nga rruga…

Nga: Isa Halili