Besa e nis sezonin me humbje, shkatërrohet 4-2 nga Vora

Besa e Kavajës e ka nisur me humbje kampionatin, teksa u mposht me rezultatin 4-2 nga Vora, në ndeshjen hapëse të Kategorisë së Parë, e cila u transmetua në MCN TV.

Sapo ka përfundur ndeshja e parë e Ekipit të Besës së Kavajës për sezonin e ri 2023-2024.

Raboshta zhbllokoi sfidën duke i dhënë avantazhin skuadrës së Mërgjyshit në minutën e 27-të, por vetëm dy minuta më vonë, kavajasit barazuan shifrat me Mezanin.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Vorën, që shënoi tre herë të tjera me Raboshtën, Qardakun dhe Tabakun. Golin e dytë për Besën e shënoi Xhabrahimi në fundin e takimit.

Në përfundim verdhezinjtë janë shkatërruar 4-2 nga ekipi i Vorës.

GOLAT

27′, 76′ Raboshta , 57′ Qardaku, 60′ Tabaku/ Mezani 29′, 90+4′ Xhabrahimi