Rrogozhina forcon mesfushën, Egnatia zyrtarizon 23-vjeçarin

Egnatia vazhdon merkaton e saj duke qenë një nga ekipet më aktive në këtë verë. Pas largimit të Redi Kasës, klubi rrogozhinas ka menduar për afrimin e radhës.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Egnatia ka njoftuar se afrimi më i fundit në ekip është Sebastjan Spahiu. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me rrogozhinasit.

23-vjeçari mbylli aventurën me Laçin me të cilët zhvilloi një sezon mjaft të mirë, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Egnatias.

Njoftim 🟢⚫️

✍️ Egnatia njofton se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin me tipare sulmuese Sebastjan Spahiu.

23-vjeçari vjen tek Egnatia pas një aventure pozitive me fanellën e Laçit në Abissnet Superliga.
Spahiu do të jetë pjesë e Egnatias për dy sezone.

Emri: Sebastjan
Mbiemri: Spahiu
Mosha: 23/10/ 1999 (23)
Pozicioni: Mesfushor sulmues
Cv: Laçi, CD Guijuelo,
CD Izarra, Mouscron.