Redi Kasa është një nga zbulimet e Egnatias në sezonin e kaluar. Sulmuesi anësor ka bërë paraqitje fantastike me rrogozhinasit edhe në Europë. Kjo ka bërë që të përfundojë në radarin e ekipeve të huaja.
Sipas “Supersport” bëhet me dije se Kasa do të transferohet në Slloveni, teksa Olimpija Lubjanës i ka bërë ofertë zyrtare rrogozhinasve për shërbimet e lojtarit. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe tashmë pritet që në orët e ardhshme të kontretizohet i gjithë operacioni.
Me largimin e 21-vjeçarit reparti i avancuar i Egnatias do të “dobësohej” ndjeshëm. Gjatë aventurës së tij me rrogozhinasit Kasa ka arritur të shënojë 4 gola në kampionat, ndërsa 1 gol e ka shënuar edhe në Conference League ndaj Ararat.
Detajet e kontratës nuk bëhen ende të ditura, por pritet nesër zyrtarizimi i këtij transferimi. Padiksutim kalimi në Slloveni është një hap i madh për 21-vjeçarin në karrierën e tij futbollistike.