Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në spitalin e Vlorës.
Nga atentati i ndodhur në qytetin e Vlorës, i plagosur ka mbetur 36-vjeçari Diego Hanaj.
Hanaj ka qenë duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar me armë nga persona ende të pa identifikuar.
Më pas, me plagë në duar, ai është drejtuar për një dyqan ushqimor, rreth 18 metra nga vendi që nisi të qëllohet. Aty më pas, Hanaj ka kërkuar ndihmë dhe është nisur drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. 36-vjeçari sipas raportimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndërkohë policia ka gjetur 4 gëzhoja si dhe është vendosur perimetri i sigurisë e po punohet për grumbullimin e sa më shumë provave materiale. Ndërkohë, rruga ku ka ndodhur ngjarja është e bllokuar dhe ndalohet kalimi i makinave.