“Kërcet tulla në Kavajë”, sherr mes tre personave, një dhunohet me shkop bejsbolli, i dëmtojnë dhe makinën

Sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr. 1 Kavajë.

Bëhet me dije se shtetasi Danjel Habibi., dhe 35-vjeçari me inicialet Q.B., kanë dhunuar me shkop bejsbolli 49-vjeçarin Zenel Lushkja i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë. Në sherr janë përdorur edhe tullat e trotuarit.

Ndërkohë pas sherrit gjatë autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por i kanë shkatërruar edhe makinën e shtetasit Zenel Lushkja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.