Ana tjetër e turistëve italianë, dorëzojnë në polici portofolin e mbushur me para që gjetën në rrugë

Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë kanë gjetur në rrugë një portofol me para, të cilin më pas e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Mësohet se shërbimet e Policisë, pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave dhe kartat bankare.

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.

Njoftimi i policisë:

 

Lushnjë/Turistët italianë gjejnë portofolin me lekë dhe dokumente të tjera personale të një shtetasi shqiptar dhe e dorëzojnë menjëherë në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

 

Shërbimet e Policisë i dorëzojnë këtij shtetasi, portofolin që kishte humbur në qytetin e Lushnjës.

Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë, kanë gjetur në rrugë, një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.