Anila Godole ka publikuar në facebook-un e saj një video ku shfaq një fjalim të ish deputetit të PD Gramos Pashko para se të përjashtohej nga Partia Demokratike më 13 gusht 1992.
Fjalimi i Pashkos që ka marrë një vëmendje të veçantë këto ditë gushti dhe të nxehta për zhvillimet brenda PD, cilësohet si profetike në mbledhjen e PD-së së asaj kohe që ishte mbledhur për përjashtimin e tij. Pashko parashikoi edhe shpërbërjen e kësaj partie, ndërsa gjatë fjalimit të tij, bie në sy edhe tensioni dhe kundërshtimi në sallë.
Mes kundërshtime, të rëndësishme ishin reagimet e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, që nuk po pranonin atë që Gramoz Pashko ishte duke thënë.
“Unë nuk dua asapa tju mbush mëndjen, sepse e di fare mirë rezultaten të kësaj mbledhjeje, e di fare mirë që në këtë sallë nuk vlejnë argumentat, përfundimi i saj është paravendusr, por unë duhet t’ju kujtoj, se, kështu siç po bëni, është fati juaj i keq, që shkruat emrat në një listë, që do të mbetet në hisorinë e Shqipërisë, si lista e atyre që do të mbetet në historinë e Shqipërisë, si si lista e tyre që votuan shkatërrimin e Partisë Demokratike, e partisë së parë anitkomunsite në Shqipëri, mbi të gjitha do të jeni përgjegjësit e drejtpërdrejt të pasojave që kjo do të sjellë, me të tilla eleminime njerzish edhe opinioni botëror do të distancohet prej jush.
Si do t’ju përgjigjeni opinionit botëror, kur tju pyesin se ku ndodhen opozitarët e parë dhe intelektualët e njohur të Shqipërisë? Do t’ju thoni se i përjashtuam se ishin të gjithë agjentë të Ramiziit, do t’i thoni që opozitën e parë e formoi Ramizi, sepse doni ta lini Ramizin jashtë dhe ta bëni pjestar të historisë. Ç’kujtoni vallë ju, se opinioni botëror i ‘gëlltit’ të tilla veprime antidemokratike, kujtoni se ai njeh të tillë sanço pançot që kanë hyrë tani në histori? Ju sot po e sanksiononi atë diktaturë, por mos harroni se edhe ajo një ditë do tju përfshijë edhe juve”, shprehet Pashko në videon e publikuar nga Godole.
Ajo që bie në sy është fakti se Pashko kritikoi ashpër dhe hapur Sali Berishën në atë mbledhje.
“Z.Sali Berisha kisha dy fjalë ndaj jush. Për mënyrën se si foli. Ti ke filluar të mendosh se ti je e vërteta. Ke filluar të mendosh se ti je personifikimi i demokracisë. Mendon që ti je drejtësia. Mendos që je ylli që ndrit. Ai e di fare mirë se këto nuk janë shenja të mira. Zotërinj mos harroni se politika nuk është me muaj, por me vite”, I thotë ndër të tjera Pashko Berishës përpara se të përjashtohej nga PD.