Nga: Isa Halili
8 janari u çertifikua si një ditë e zezë për opozitarizmin në Shqipëri! Shumë qytetarë te ketij vendi u dhunuan barbarisht nga policia e shtetit me urdhër të Lulzim Bashës të njeriut që në fakt duhet të ishte në krah të interesave te tyre. Demokratet anembane shqiperisë u sulmuan nga njerez te paoutorizuar në ambjentet e brendshme të selisë së Partisë Demokratike.
Sot deputeti Basha zyrtarizoi përpara çdo mendësie se ai është palë me Edi Ramen. Sot më shumë se kurrë demokratet e kuptuan pse nuk vijnë në pushtet me këtë pseudopolitikan. Sot u çimentua teza se opozitarizmi institucional është mar peng nga kryebanditi Rama.
Solidelarizohem me cdo demokrat i dhunuar i cili ne fakt ka sakrifikuar shumë përgjate këtyre viteve. Unë mendoj se jemi në një autokraci ku e drejta e të protestuarit është e ndaluar. Sot u dhunuan shumë të drejta të njeriut dhe për mua zyrtarisht jemi në regjim.
Për mua sot nuk ka më Parti Demokratike, më besoni nuk e kisha menduar kurrë që do vinim në këtë ditë.
Më besoni jam i prekur emocionalisht sepse e dua këtë parti me zemër. Sot pash me trishtim agonin e partise ku kam aderuar prej vitesh. Kam turp ta themë por fati im është duart e Grida Dumes, një humbëse kronike. Eshtë në duart e Lulzim Bashes i cili pasi e dërgoi PD nga humbja në humbje sot me veprimet e tij po e asgjeson këtë forcë politike.
Në fund një apel kam për miqtë e mi te cilët sot përpara se të solidarizohen për dhunën e nxitur nga pengu Basha ndaj demokrateve te ndershem në shtëpinë e tyre nxituan duke i quajtur këta njerëz të sakrificës si barbar. Te jesh në anën e gabuar të historisë je njëkohesisht bashkfajtore për këtë situatë të krijuar në familjen tonë politike.
Roland Bejko publikisht i ka quajtur mbështetësit e Sali Berishes llum sot shkoi më tej duke i treguar edhe gishtin e mesit simpatizanëve të djathtë, dhe me të drejtë u largua nga protestuesit nga ambjentet e selisë. Ndërkohë Ervin Salijajni mbante në duar shkop bejsbolli gati për të dhunuar ata që e votuan për deputet dhe na flet për dhune.
Kush mendon se bunkerzimi i selise së lirisë është gjëja e duhur në ferr shkofshi. Zoti eshte i madh, kush abuzon me djersën e demokratëve kurrë mos e bëftë pikën e hajrit!