Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sot rreth orës 22:45 thujase në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.8 ballë ka qenë Follorina, në Greqi. Lëkundjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në Bashkinë Meteora.
Sipas të dhënave të para të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka ndodhur 6 km në veriperëndim të Follorinës me thellësi fokale 10 km.