Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, ditën e sotme duke u nisur nga temperaturat shumë të larta, kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, kryesisht për fëmijët e vegjël.
Bëhet e ditur se Policia Kufitare e Morinës është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve.
Temperaturat kanë arritur në vlera të larta gjatë ditëve të fundit në vendin tonë ku gjatë ditës së sotme termometri rregjistroi 43 grade Celsius.