VENDIMET E KRYESISË/ Basha përjashton nga PD Sali Berishën dhe 8 të tjerë. U jep një shans pjesës tjetër! Lista e plotë!


Në një mbledhje që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, kryesia e PD-së ka përjashtuar nga partia Sali Berishën dhe disa deputete te tjere qe e mbeshteten ate.

PD vendosi përjashtimin nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë.

TE PERJASHTUARIT

  1. Sali Berisha
  2. Flamur Noka
  3. Edmond Spaho
  4. Albana Vokshi
  5. Bujar Nishani
  6. Arben Ristani
  7. Rigels Muçollari
  8. Keltis Kruja
  9. Klevis Balliu

Në deklaratën e plotë të PD-së thuhet se në protestën e 8 janarit ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve. E gjithë kryesia e PD në mënyrë unanime ka dënuar me forcë aktet e dhunës, që sipas saj u shkaktuan nga individe me rekorde kriminale.

Deklarata e plote e Partise Demokratike pas mbledhjes se Kryesise:

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;

Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;

Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;

Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

  1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.
  1. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
  2. Sali Berisha
  3. Flamur Noka
  4. Edmond Spaho
  5. Albana Vokshi
  6. Bujar Nishani
  7. Arben Ristani
  8. Rigels Muçollari
  9. Keltis Kruja
  10. Klevis Balliu
  1. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

  1. Agron Shehaj
  2. Aldo Bumci
  3. Belind Këlliçi
  4. Blendi Himçi
  5. Clirim Gjata
  6. Edi Paloka
  7. Edith Harxhi
  8. Eno Bozdo
  9. Ervin Minarolli
  10. Genc Deromemaj
  11. Genc Pollo
  12. Gent Strazimiri
  13. Ivi Kaso
  14. Ledina Mandija
  15. Lorenc Luka
  16. Luan Baçi
  17. Mimoza Hajadrmamataj
  18. Oerd Bylykbashi
  19. Tritan Shehu