Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mesnaten e kaluar në hotel ‘Royal’, në Kavaje lagjia 13.
Mësohet se turistja që ka humbur jetën është një 55-vjeçare me origjinë nga Polonia. Turistja polake thuhet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 6 i hotelit ku po kalonte pushimet.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak/ Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.