Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me vendimet e forta që mori Kryesia e PD, ku përjashtoi përfundimisht nga PD, Sali Berishën por edhe disa deputetë të tjerë.
Me ironi, Këlliçi shkruan: Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!
Teksa e quan Bashën ish-kryetar, deputeti demokrat thotë se Basha blindoi humbjen e PD nga xhelozia se nuk u bë dot lider.
“Ish kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij.
Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!
Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!”, shkruan Këlliçi.