Egnatia ka shkuar sot emrin në historinë e futbollit shqiptar. Skuadra rrogozhinase ka fituar për herë të parë në historinë e saj trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Rrogozhinasit kanë siguruar një fitore të rëndësishme për historinë e klubit përballë Tiranës në finale, pas një dueli të ethshëm. Në fakt, ndeshja u ndikua nga kartoni i kuq i shpejtë i Berishës në radhët e bardhebluve, që ndryshoi lojën e kryeqytetasve që po sulmonin në minuta e parë.
Skuadra e Egnatias u përpoq më shumë të gjenin golin, por nuk ia doli në kohën e rregullt, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesa.
Aty, ishte një penallti e fituar nga Paulauskas që vulosi fatin e sfidës. Lika neutralizoi gjuajtjen e Xhekson por braziliani përfitoi nga kthimi i topit për ta çuar në rrjetë.
Ky gol vulosi fatin e takimit, pasi Egnatia mbrojti rezultatin dhe siguroi për herë të parë në historinë e saj trofeun e Kupës së Shqipërisë.
TIRANA-EGNATIA 0-1
114′ Xhekson