Partia Demokratike i ka dërguar një raport të detajuar selive diplomatike për ngjarjen e rënda të dhunës që u ushtruan gjatë protestës së 8 janarit.
Në raportin prej 8 faqesh, Partia Demokratike përshkruan orë pas ore detajet e përplasjes para godinës së selisë blu.
Në këtë raportim zyrtar të PD-së theksohet se: “Deputeti Sali Berisha sulmoi brutalisht dhe në mënyrë të paprecedentë selinë blu me qëllimin largimin me forcë të kryedemokratit Lulzim Basha”.
Po ashtu shtohet se: “Në video ngrihen dyshime për bashkëpunimin dhe rolin e Sali Berishës duke orkestruar këtë dhunë të paprecedentë në selinë blu. Berisha deklaron në media se nuk ka dhunë nga mbështetësit e tij, ndërsa filmohet nga ato bërë gjestin e dorës për t’u mbledhur para hyrjes kryesore dhe vetëm pak minuta më vonë turma sulmon në mënyrë të paprecedentë godinë duke thyer dyer e dritare”, thuhet në raportin e PD. Ndër ngjarjet e rënda të protestës është dhe ajo e dhunës ndaj Roland Bejkos, sekretarit të PD-së për Pushtetin vendor, po ashtu dhe kërcënimet ndaj Enkeleld Alibeaj, nënkryetari i Kuvendit i cili u mor në mbrojtje nga Garda e Republikës.
“Një orë para nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Berisha, disa mbështetës të tij sulmuan fizikisht dhe verbalisht sekretarin e PD-së për Zhvillimin Vendor Roland Bejko, në prani të gjerë të mediave dhe kamerave. Gjithashtu nënkryetari i PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj ishte vënë nën mbrojtjen e Gardës Kombëtare pasi u sulmua dhe u kërcënua me jetë nga persona të mbledhur sot në protestën e thirrur nga Berisha”, thuhet në raport.
NDERHYRJA E POLICISE
Më tej ndër shqetësimet e demokratëve është dhe roli i prokurorisë dhe shoqërimet në Policinë e Shtetit të eksponentëve të saj, pas protestës së dhunshme.
Në raport theksohet se pasi Lulzim Basha dhe konferencën për mediat, disa prej drejtuesve të saj u shoqëruan në komisariate. “Pas mbylljes së konferencës për shtyp nga zoti Basha dhe kur përfaqësuesit e PD-së nisën të largoheshin nga selia e partisë, oficerët e policisë iniciuan sërish ndalimin dhe shoqërimin e tyre në komisariat. Ndër personat e ndaluar nga policia nuk kanë qenë vetëm përfaqësues të PD, deputetë por edhe media e gazetarë. Reagimi i menjëhershëm ka ardhur nga sekretari i Përgjithshëm, Bardhi i cili e dënoi këtë lëvizje të policisë dhe kërkoi shpjegime se pse përfaqësuesit e PD-së u morën për herë të dytë në pyetje, ndërkohë që kishin dëshmuar njëherë”, thuhet në raportin e përgatitur për ambasadat në Shqipëri.
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot në orët e para të mëngjesit përjashtimin e Sali Berishës dhe përkrahësve të tij më të afërt! PD votoi unanimisht largimin e Sali Berishës, ndërkohë që 19 figura të tjera të rreshtuara krah tij janë pezulluar, duke i dhënë një shans të dytë për t’u rikthyer në selinë blu.